ISIS ‘gatoi foshnjën e një skllaveje seksi dhe e detyroi nënën e saj ta hante’

Bota January 20, 2018 - 22:32

Një foshnje ishte vrarë dhe gatuar nga ISIS thotë deputete irakiane.

Vian Dakhil është një politikane e njohur e cila ka ngrit gjithmonë zërin për komunitetin Jazdi.

Grupi ekstremist beson se minoriteti jazdi, i cili gjithashtu i përket komunitetit islam, është adhurues i djallit dhe kanë kryer gjenocid ndaj tyre.

Rrëfimi i fundit i tmerrshëm u bë nga Dakhil.

“Një nga gratë ishte mbajtur nga ISIS tre ditë në qeli pa ujë dhe ushqim”, tregoi ajo.

“Pastaj, ata i dërguan një pjatë me oriz dhe mish. Ajo e ka ngrënë ushqimin sepse ishte shumë e uritur. Kur mbaroi pjatën ata i thanë: Gatuam djalin një vjeç që morëm nga ti dhe atë ju sapo e keni ngrën”, tregon ajo.

“Një vajzë 10 vjeçe u përdhunua deri në vdekje në sy të babait dhe motrave të saj”, tregon Dakhil.

Afër 10.000 jazdi besohet të jenë vrarë ose kapur nga ISIS gjatë ofensivës së gushtit të vitit 2014 në Irak.