Kryeministrit grek: Kombi maqedonas nuk ka ekzistuar asnjëherë

Bota January 20, 2018 - 12:05

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, në një intervistë për “Ehtnos” ka folur për marrëdhëniet me Maqedoninë dhe mundësitë e zgjidhjes së çështjes së emrit.

Ai gjatë intervistës ka thënë se kombi maqedonas nuk ka ekzistuar asnjëherë dhe ka përshkruar në detaje rjedhën e bisedimeve mes Shkupit dhe Athinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa në lidhje me partnerin e tij të koalicionit në qeveri, sipas “news247” Tsipras ka thënë se Kammenos nuk do të bëhet si Samaras, me çka në mënyrë indirekte theksoi se lideri i “Grekëve të Pavarur” nuk do të krijojë probleme në qeverinë greke.