Sërish gjendje e jashtëzakonshme në Turqi

Bota January 18, 2018 - 22:48

Parlamenti turk votoi sot në favor të zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend, që u vendos pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik 2016, për të gjashtën herë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu Agency”.

Kjo masë do të mundësojë që gjendja e jashtëzakonshme të qëndrojë në fuqi deri më 19 prill.

Ky zgjatim tre mujor u miratua nga partia islamiko-konservatore Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Tayyip Erdogan, që dominon Parlamentin dhe nga partia ultranacionaliste Lëvizja Kombëtare (MHP), përcjell Atsh.

Nga ana tjetër partitë opozitare dhe aktivistët e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje prej një kohe të gjatë që t’i jepet fund gjendjes së jashtëzakonshme, që i garanton qeverisë pushtet të zgjeruar.