Ky është fshati më i ftohtë në botë me temperaturat – 62 gradë

Bota January 18, 2018 - 19:10

Në fshatin më të acartë të botës, është aq ftohtë sa edhe termometrat janë thyer.

Temperatura në Oymyakon të Rusisë arritën deri në -62 gradë Celsius, duke e bërë pothuasje të pamundur qarkullimin e mjeteve.

Oymyakon është një fshat në rajonin rus të Yakutia, dhe e ka marrë emrin nga lumi që kalon pranë tij. Termometri digjital në fshat u instalua vitin e kaluar për të paralajmëruar turistët mbi temperaturat e ulëta.

Ne këtë fshat aktualisht jetojnë e 800 banore te cilët kur temperatura “ngjitet” ne -30 grade, thonë qe është vapë.

Është për tu shënuar se asnjë nga këta banore nuk sëmuret nga te ftohtët, dhe jetëgjatësia mesatare është e gjate.

Por megjitatë temeraturat e ulëta të këtij dimri duket se kanë thyer të gjitha rekordet për banorët.

Image 
Image 
Image 
Image