Djaloshi kinez me flokë të ngrirë merr vetëm një pjesë të donacioneve

Bota January 18, 2018 - 11:04

Wang Fuman bëri bujë në tërë botën javën e kaluar pasi u publikuan disa fotografi të tij me flokë të ngrirë. Kjo si pasojë e ecjes së tij për në shkollë për më shumë se 4 kilometra në -9 gradë Celsius, shkruan Ladbible.

Sipas Pear Video 8 vjeçari nuk vie nga një familje e pasur, por jeton në një kasolle prej balte më gjyshën e tij dhe motrën e tij më të madhe dhe rrallë i sheh prindërit e tij pasi ata punojnë në qytete të tjera.

Pasi fotoja e tij qarkulloi në të gjithë botën në rrjete të ndryshme sociale, Kinzët vendosën ta ndihmojnë Fuman, transmeton Zeri.info.

Image

Në Radion Kombëtare të Kinës u tha se 300,000 juan ose 38,250 euro u mblodhën në vetëm 5 ditë.

Mirëpo është zbuluar se Wang ka marrë vetëm 8,000 juan (1,000 euro) nga shuma totale.

Radio Kombëtare e Kinës shtoi se pjesa tjetër e shumës është shpërndarë në atë zonë për tu ndihmuar fëmijëve të tjerë që shkojnë në shkollë.

Chen Furong nga Zyra e Arsimit të Qarkut Ludian në një deklaratë tha: “Nëse të gjitha donacionet do t’i jepeshin Wang Fuman-it, kjo nuk do të kontribonte as në rritjen e shëndetshme të fëmijëve të tjerë e as nuk do t’i zhgënjejë donatorët.”

Image

Drejtoresha e shkollës, Fu tha se fotoja ishte marrë në ditën e parë të provimeve. Temperaturat kishin rënë në minus nëntë gradë Celsius për brenda 30 minutave atë mëngjes, përcjellë Zëri.

Image

Përderisa shumë njerëz menduan se flokët e tij të ngrirë dukeshin qesharake, rrjetet sociale nga Kina vunë në pahë se raste si të tij ka shumë në Kinë.