52 të vdekur pas një aksidenti automobilistik

Bota January 18, 2018 - 10:37

Pesëdhjetë e dy persona vdiqën dhe pesë persona janë të mbijetuarit e vetëm në një aksident automobilistik.

”Gjatë udhëtimit autobusi ka marrë flakë në veriperëndim të Kazakistanit”, njoftuan autoritetet e këtij shteti në Azinë Qendore.

Sipas informacioneve paraprake të autoriteteve, autobusi transportonte shtetas nga Uzbekistani.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale dëshmojnë se automjeti po lëvizte në një zonë në afërsi të stepave të mbuluara nga dëbora, i karbonizuar plotësisht pas shuarjes së flakëve.

“Aksidenti u shënua rreth orës 10:30 sipas orës lokale (05:30 GMT) në rajonin e Aktobe, qyteti kryesor veriperëndimor i Kazakistanit, jo larg kufirit rus”, njoftoi Ministria kazake e Situatave të Emergjencës në një deklaratë.

Të paktën 55 pasagjerë dhe dy drejtues ndodheshin në mjet në momentin e aksidentit. Pesë pasagjerë po marrin ndihmë mjekësore dhe 52 persona raportohen të vdekur.