Kina rrëzon kishën që kushtoi 2.2 milionë euro, duke mbjellur frikë për të krishterët

Bota January 18, 2018 - 09:41

Autoritetet kineze kanë shkatërruar një kishë të njohur dhe shumë të madhe të krishterëve, duke shtuar tensionet në mes të grupeve fetare dhe partisë komuniste.

Dëshmitarët kanë treguar se ushtria ka përdorur dinamit dhe ekskavatorë për shkatërrimin e kishës e cila është përballur me ‘përndjekje të vazhdueshme’ nga qeveria e Kinës.

Kisha ishte ndërtuar nga banorët lokalë dhe arrinte vlerën e 2.1 milionëve eurove.

Qindra pjesëtarë të forcave të ushtrisë kanë rrëzuar ndërtesën dhe kanë konfiskuar edhe bibla në vitin 2009 në një aksion që përfundoi me arrestimin e liderëve të kishës, raportojnë mediat ndërkombëtare, shkruan Gazeta Metro.

Llogaritet se janë rreth 60 milionë të krishterë në Kinë, mirëpo tensionet janë shtuar pasi partia komuniste kërcënon me kontroll të plotë të jetës politike dhe shoqërore duke e parë kishën si kërcënim.