Dyshoi se ishte pedofil, babai denoncon të birin në polici

Bota January 17, 2018 - 15:50

Një baba ka denoncuar djalin e tij në rajonin e policisë, pasi ka gjetur një fotografi të një vajze 2-vjeçare të zhveshur në telefonin e adoleshentit.

Paul Spensberger raportoi djalin e tij 17 vjeç Andrew tek autoritetet në qytetin e tyre të lindjes Misuri, pasi gjeti fotografitë në telefonin e tij më 30 dhjetor.

Vajza e vogël flinte kur ajo u fotografua. Ndërsa, policia ia konfiskoi telefonin djalit dhe e ndëshkoi për sjellje të pahijshme.

Ai i tha policisë se djali i tij ka probleme me sjelljen dhe shpesh është në telashe për vjedhje dhe zënka të ndryshme.

Djali i tha policisë se fotografitë i mori me qëllim të shitjes së tyre te një shok klase i shkollës së mesme.