Zvicra përgatitet për referendumin e stilit Brexit?

Bota January 17, 2018 - 11:25

Zvicra ka dërguar sinjale tronditëse drejt Bashkimit Europian duke iu afruar një referendumi për t'i dhënë fund marrëveshjes së saj për lëvizjen e lirë të njerëzve në të gjithë kufijtë e saj, një pasiguri e freskët rreth marrëdhënieve të saj me Brukselin.

Partia nacionaliste zvicerane e Popullit (SVP) ka marrë dritën e gjelbër për të mbledhur nënshkrime për një votim mbi ndryshimet kushtetuese që do t'i bënte politikanët zviceranë jashtëzakonisht përgjegjës për politikën e emigracionit.

SVP-ja, e drejtuar nga biznesmeni miliarder Christoph Blocher, kundërshton ashpër lëvizjen e lirë të njerëzve, por propozimi i tij për të hedhur poshtë marrëveshjen e kufirit është kundërshtuar nga partitë e tjera kryesore të Zvicrës.

Politikani socialdemokrat Eric Nussbaumer tha: "Kjo do të ishte një Brexit i Zvicrës".

Partia tani ka 18 muaj për të mbledhur 100,000 nënshkrime dhe propozimi do të shqyrtohet nga qeveria dhe parlamenti në Bernë përpara se të votohet.

Patrick Emmenegger, një shkencëtar politik në Universitetin e Shën Gallenit, tha: "Ne përfundimisht jemi duke shkuar drejt një përballjeje. Është e zezë ose e bardhë - ose ne qëndrojmë brenda ose jashtë".

Fushata do të sjellë në krye një debat të gjatë në Zvicër mbi marrëdhëniet e saj me Brukselin.

Zvicra ka refuzuar të bashkohet me BE-në, por pothuajse një e katërta e popullsisë prej tetë milionëshe janë të huaj dhe më shumë se 300,000 shtetas të BE-së vijnë nga Gjermania, Franca, Italia dhe Austria dhe vende të tjera që udhëtojnë përtej kufirit për të punuar çdo ditë në këtë vend.

Tregtia qeveriset nga më shumë se 120 traktate dypalëshe dhe marrëveshja për lëvizjen e lirë të njerëzve - që konsiderohet si parim thelbësor i tregut të vetëm të BE-së - u mishërua në një paketë marrëveshjesh të nënshkruara në 1999, raporton britanikja “The Express”, transmeton zeri.info

Me Brexit-in që kanoset, marrëdhëniet e Zvicrës me BE-në janë tashmë në shqyrtim pasi Brukseli ngurron të bjerë dakord për çdo marrëveshje të re duke shtyrë Bernën për të unifikuar një marrëveshje të dypalëshe që lejojnë qasje në tregun e vetëm të vendit.

Në vitin 2014, marrëdhëniet e Bernës me BE-në u dëmtuan kur zviceranët votuan në favor të limiteve dhe kuotave mbi emigracionin - me sa duket një shkelje e drejtpërdrejtë e marrëveshjes për lëvizjen e lirë të njerëzve.

Por një përballje u shmang kur Zvicra premtoi se do të kërkojë nga punëdhënësit në rajone ose sektorë me papunësi të lartë që të njoftojnë qendrat lokale të punës për vendet e lira përpara se të kërkojnë punëtorë nga jashtë./Zeri