Trump fyen sërish emigrantët dhe vendet e tyre

Bota January 12, 2018 - 13:54

Presidenti amerikan, Donald Trump sërish ka kritikuar emigrantët që ia mësyjnë vendit të tij, duke thënë se pse SHBA-të po i pranojnë emigrantët “nga vendet e mjera”, raporton Washington Post.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me përfaqësuesit e Kongresit amerikan dhe Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telegrafi.

Trump kur e bëri këtë pyetje, mendonte për vendet si Haiti, El Salvadori dhe vendet afrikane.

“Pse këta njerëz nga vendet e tyre të mjera po vijnë këtu?” ka pyetur Trump.

Ky informacion nga rrjedhur nga një burim brenda Shtëpisë së Bardhë. Por, pas këtij komenti fyes, Trump tha se SHBA-të do të duhej më mirë të pranonin qytetar nga Norvegjia sesa nga vende të ndyra.