Erdogan zgjat gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi

Bota January 08, 2018 - 19:48

Turqia e Recep Tayyip Erdoganit do të zgjasë për herë të gjashtë gjendjen e jashtëzakonshme, të vendosur pas përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik 2016.

“Gjendja e urgjencës, që do të përfundojë më 19 janar, do të zgjatet sërish për një afat kohor prej tre muajsh”, deklaroi në një konferencë shtypi në Ankara zëvendëskryeministri, Bekir Bozdag.

Bozdag theksoi se çështja do të jetë në rendin e ditës të takimit të ardhshëm të këshillit për sigurinë kombëtare dhe më më pas do të paraqitet në Asamblenë Kombëtare nga qeveria.

Sapo të miratohet zyrtarisht nga Parlamenti, kjo zgjatje e gjendjes së urgjencës do të jetë e gjashta që prej vendosjes pas grushtit të munguar të shtetit të kësaj mase që zgjeron në mënyrë të konsiderueshme pushtetet e forcave të sigurisë.

Në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme, autoritetet turke po burgosin vazhdimisht mbështetësit e dyshuar të predikuesit Fethullah Gulen, akuzuar nga Ankaraja për drejtimin e grushtit të shtetit, përcjell Atsh.

Që prej grushtit të dështuar të shtetit, më shumë se 55 000 persona janë arrestuar dhe më shumë se 140 000 janë shkarkuar nga puna.