Është aq ftohtë në SHBA, sa që ky qytet është ngrirë komplet!

Bota January 06, 2018 - 15:16

Pas borës së madhe që ra në Boston që çoi në përmbytjen më të keqe brenda 40 viteve, qyteti amerikan u përball me një tjetër mot ekstrem – temperatura të ulëta që krijuan lumenj akulli me shumë vetura të ngujuara në ta.

Fotografitë e bëra dje në Boston shfaqin veturat të ngecura në ujërat e ngrirë të përmbytjeve, të cilat në disa raste arrijnë deri në hyrje të shtëpive.

Një video amatore, e filmuar në Revere, Massachusetts, qyteti që ndodhet në veri të Bostonit, shfaqte një shtresë të madhe akulli që mbulon rrugën, transmeton Gazeta Express.

Sipas The Boston Globe, rreth 20 banorë u desh të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Disa prej tyre u shpëtuan nga automjetet e Gardës Kombëtare.

Gjashtëdhjetë vetura u dëmtuan pasi uji përmbyti një parking të një shkolle të mesme, raportoi The Boston Globe. Temperaturat ngrirëse do të vazhdojnë të mbulojnë zonën edhe për 48 orët e ardhshme.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image