Gripi vdekjeprurës mbërrin në Britaninë e Madhe

Bota January 05, 2018 - 09:29

Një virus vdekjeprurës i gripit nga Australia ka mbërritur në Britani të Madhe.

Britanikët u paralajmëruan se gripi “Aussie” mund të shkaktojë shpërthimin më të keq të gripit në vend në 50 vjet, me mijëra raste të mundshme.

Gripi H3N2 ka shënuar 170,000 raste në Australi, më shumë se dy herë e gjysmë se totali i vitit të kaluar, duke përfshirë qindra vdekje. Dhe shifrat e reja tregojnë se rastet e gripit janë në rritje në të gjithë Anglinë.Raporti më i fundit për Shëndetin Publik në Angli për gripin tregon një numër në rritje të rasteve të raportuara gjatë dy javëve të fundit nga mjekët dhe spitalet.

Cilat janë simptomat? Simptomat H3N2, janë të ngjashme me gripet e tjera, por pasojat mund të jenë më të rënda ose më ngjitëse sesa të tjerët. Simptomat mund të përfshijnë ethe të papritura, dhimbje, lodhje, një kollë të thatë, dhimbje koke, dhimbje të fytit, diarre, vjellje dhe probleme me gjumin.Si mund ta trajtoni gripin? 

Gripi zakonisht largohet vetë pas rreth një jave, por ka mënyra që mund të shërohet më shpejt. Të pushoni, flini, të jeni të ngrohtë, merrni paracetamol ose ibuprofen dhe pini shumë ujë.Mjekët nuk përshkruajnë antibiotikët pasi nuk do të lehtësojnë simptomat ose ndihmojnë në rimëkëmbjen. 

Pacientët këshillohen të shkojnë vetëm te mjeku i përgjithshëm nëse simptomat e tyre nuk përmirësohen pas shtatë ditëve. /Daily Record