45 të lënduar në një aksident hekurudhor në Spanjë

Bota December 22, 2017 - 19:59

Të paktën 45 persona janë plagosur për shkak të një incidenti hekurudhor në një stacion në afërsi të Madridit në Spanjë.

Ata janë dërguar me shpejtësi për në spitalin e zonës ku dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.

Lajmi është konfirmuar nga shërbimi spanjoll i emergjencës që thekson se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Treni, i cili lëvizte me shpejtësi të reduktuar, nuk është ndalur në kohë dhe ka goditur një pengesë metalike në ndalesën e stacionit.

Nuk dihen akoma shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Ndërsa autoritetet lokale kanë hapur një hetim.

Image

Image