Presioni i Merkelit ndaj SPD-së

Bota December 20, 2017 - 09:44

Kjo është një vijë e kuqe dhe ashtu dëshiron ta shohë kancelarja federale dhe liderja e CDU-së, Angela Merkel. Në negociatat e ardhshme të koalicionit me SPD-në do të duhej të merret parasysh mundësia e krijimit të një koalicioni të madh.

“Një ‘qeveri e qëndrueshme’ duhet të formohet”, tha Merkel në Berlin, pas mbledhjes së kryesisë së CDU-së.

"Gjithçka tjetër nga këndi i CDU-së do të thotë dështimi i negociatave të koalicionit".

Ajo hedh poshtë një qeveri me shumicë të ndryshueshme. "Ky është pozicioni ynë me të cilin hyjmë në negociata", përcjell "Zëri".

Duke vepruar kështu Merkel ngushton ndjeshëm hapësirën e bisedimeve dhe e vë SPD-në nën presion. Të premten e kaluar, pas një diskutimi të gjatë të udhëheqjes partiake, Socialdemokratët zyrtarisht dhanë dritën jeshile për t’i filluar negociatat për të marrë pjesë në qeveri.

Ato duhet të fillojnë në ditët e para të vitit të ardhshëm dhe në mes të janarit do të duhej të dihet se ku mund të shpjerë udhëtimi politik.

Baza e dyshimtë e SPD-së është e lidhur ngushtë

Theksi vihet në "mund të" sepse ekipi socialdemokrat prej dymbëdhjetë anëtarësh ka një mandat të kufizuar negociues. Ai parashikon negociatat me një "përfundim të hapur".

"A do të çojnë bisedimet në formimin e një qeverie, kjo gjë mbetet e hapur. Këtë e themi seriozisht, "tha udhëheqësi i SPD-së Martin Schulz. Ky është një konkluzion që ai e përsëriti edhe në ‘Twitter’ pas adresimit të kancelares.

Edicioni i ri i koalicionit të madh në SPD është "i preferuar si kërpudhat", i formuluar në takimin e partisë në fillim të dhjetorit nga socialdemokratët kryesorë, transmeton "Zeri.info". Në atë seancë u ra dakord të zhvillohet një seancë të jashtëzakonshme e partisë më 14 janar, në të cilën rezultatet e negociatave të koalicionit do të miratoheshin ose do të refuzoheshin. Për marrëveshjen e koalicionit e gjithë anëtarësia e partisë do të mundë të votonte.

Shumica e tyre janë të prirë për t’u çliruar nga bashkëpunimi me CDU/CSU-në dhe preferojnë të mbështesin qeverinë e pakicës të udhëhequr nga Merkel.

Dhe CDU-ja ka emëruar një ekip prej 12 anëtarësh

Por pikërisht këtë nuk e dëshiron Angela Merkel, e cila dha një mesazh të shkurtër dhe të qartë. Si SPD-ja, edhe CDU-ja ka formuar një ekip negociues prej dymbëdhjetë anëtarësh.

Përveç Merkelit në të janë kryetari i grupit parlamentar të Unionit, Volker Kauder, pesë zëvendëspresidentë të CDU-së, shefi i zyrës së kancelarisë dhe ministri i përkohshëm federal i financave, Peter Altmajer, pastaj kryeministrja e Saarlandit, Anegret Pick-Karenbauer, kryeministri i Saksonisë-Anhalt Reiner Hazelof, si dhe anëtari i bordi drejtues të CSU-së, Jens Spahn.

Sekretarin e përgjithshëm të CDU-së, Peter Tauber, i cili është i sëmurë do ta zëvendësojë shefi i grupit parlamentar të Unionit, Michael Grose-Bremer.

Presidentët e partive dhe grupeve parlamentare të CDU-së, CSU-së dhe SPD-së të mërkurën do të takohen në rrethin e brendshëm para fillimit të rundit të madh negociues në janar. Në negociatat e koalicionit, të cilat janë parashikuar të zgjasin një javë, sipas dëshirës së Merkelit do të duhej të arrihet "unitet mbi disa çështje kyçe".

Ndër të tjera, kur bëhet fjalë për Evropën, kështu që nuk ka të bëjë për tre muajt e ardhshëm, por për një zhvillim të mëtejshëm të BE-së deri në vitin 2030, thotë kancelarja.

Temat kryesore: emigracioni dhe çështjet sociale

CDU-ja në negociata hyn me një program që është krijuar për zgjedhjet në Bundestag. "Pikënisja është programi ynë i përbashkët i qeverisë dhe pika e fillimit është ligji për migrimin të cilin CDU-ja dhe CSU-ja e kanë hartuar pas zgjedhjeve në Bundestag", transmeton "Zëri".

Temat e emigracionit dhe integrimi me siguri se në diskutime të jenë me rëndësi të madhe. Kësaj i shtohen edhe çështjet sociale që SPD-ja i ka prioritizuar si prioritete të tyre.

Për shembull, futja e sigurimit për qytetarët pra sigurimin shëndetësor që mund ta paguajnë dhe punëtorët e vetëpunësuar dhe shërbyesit civilë.

Merkel nuk deshi të thotë qartë se çfarë mendon për këto tema. Është e pamohueshme se ka dështime në sistemin shëndetësor.

"Në këtë rast ka shumë për të bërë për të përmirësuar sistemin shëndetësor, por unë besoj se është e mundur për të arritur zgjidhje të përbashkëta".

Dështimi nuk përjashtohet

Për këto zgjidhje do të duhej të flitet më pak në publik dhe më shumë brenda koalicionit të mundshëm. Nëse Angela Merkel ka mësuar diçka nga negociatat e dështuara mbi të ashtuquajturin koalicion “Jamaica”, atëherë me siguri se këtë po.

Dhe çka nëse negociatat nuk do të arrijë një rezultat për të cilin shpreson kancelaria dhe kreu i CDU-së?

"Nëse në negociatat e koalicionit me SPD-në nuk arrihet rezultati që pres, atëherë ne si Union duhet të orientohemi në një mënyrë krejtësisht të re". /ZËRI/