Djali i Gadafit garon për president të Libisë

Bota December 18, 2017 - 11:11

Saif al-Islam Gadafi - djali i udhëheqësit të vrarë të Libisë, Muamar Gadafi - vendosi të garojë për pozitën më të lartë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Kjo është bërë e ditur nga një zëdhënës i familjes Gadafi. Gazete egjiptiane “Egypt Today” me këtë rast shkruan: "Zgjedhjet do të mbahen në mes të vitit 2018, dhe Saif me siguri do të garojë për president. Ai së shpejti do të paraqesë programin e tij parazgjedhor. Ai dëshiron ta sjellë Libinë në një gjendje stabiliteti", transmeton zeri.info

Djali i Gadafit është në kontakt të vazhdueshëm me disa politikanë dhe udhëheqës të fiseve libiane.

Saif 44 vjeç është djali më i vjetër i Gadafit nga një martesë e dytë. Ai u zu rob në nëntor 2011, dhe në korrik 2015 u dënua me vdekje. Megjithatë, paramilitarët e qytetit Zintan refuzuan ta ekstradonin atë dhe shumë shpejt e liruan./Zeri