Aksident fatal mes autobusit dhe trenit në Francë

Bota December 14, 2017 - 18:40

Një aksident fatal ka ndodhur mes një treni dhe autobusi të mbushur me nxënës në Francë duke lënë tre të vdekur, transmeton Klan Kosova.

Nëntë persona të tjerë janë plagosur në autobus, ndërsa shtatë prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Nxënësit në autobus raportohen të jenë midis moshës 11 dhe 15 vjeçare.

Ndërsa ministri i Transportit, Elisabeth Borne e quajti aksidentin si “të tmerrshëm”.