Diplomatët rusë braktisin Jemenin

Bota December 12, 2017 - 17:16

Rusia ka tërhequr diplomatët e saj nga Jemeni për shkak të situatës në kryeqytetin Sana, njoftoi sot Kremlini.

Ambasadori rus në Jemen dhe në pjesë e personelit diplomatik do të vazhdojnë punën e përkohshme nga kryeqyteti i Arabisë Saudite, Riad, transmeton Reuters.

Në Jemen që nga viti 2015 po vazhdon lufta qytetare, në të cilën sipas të dhënave të deritanishme jetën e kanë humbur më shumë se 5 mijë civilë.