Shpërthim vdekjeprurës në një imipiant gazi në Austri

Bota December 12, 2017 - 12:49

Një shpërthim i madh ka ndodhur në një impiant të gazit natyror në lindje të Austrisë, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e së paku 18 të tjerëve, tha policia.

Shpërthimi ka ndodhur në lokacionin Baumgarten, rreth orës 08:45, dhe është pasuar me zjarr.

Impianti ndodhet në lindje të Vjenës, pranë kufirit me Sllovakinë.

Policia e Austrisë tha në Twitter se situata është nën kontroll dhe se shpërthimi është shkaktuar nga një problem teknik.

Baumgarten është qendër për gazin e importuar rus, i cili dërgohet në Gjermani dhe Itali.