Zbulohet një detaj shokues për sulmuesin e New Yorkut

Bota December 12, 2017 - 09:31

Guvernatori i New York-ut Andrew Kuomo, tha se i dyshuari për sulmin në qytet ka gjetur udhëzime në internet për ndërtimin e bombës.

Në një konferencë për gazetarë jo larg vendit të sulmit Kuomo ka përshkruar se bomba ka qenë e ndërtuar në “nivelin amator”.

Siç bën të ditur Komisioni për taksistë, sulmuesi Akajed Ulah është i pajisur me leje për taksi që nga viti 2012.

Sulmuesi nuk ka të kaluar kriminale në Bangladesh dhe herën e fundit e ka vizituar vendin e tij në shtator të këtij viti, kanë thënë nga policia e Bangladeshit.

Ulah ka shpërthyer bombën në trupin e ti në një metro nëntokësore në New York dhe me këtë rast ka lënduar tre persona dhe veten, ndërsa incidenti ka ndodhur dje në orët e mëngjesit sipas orës lokale në një stacion në afërsi të Times Square.