Ky është numri i të plagosurve nga sulmi në New York

Bota December 11, 2017 - 19:28

Një person shpërtheu sot në mëngjes një bombë artizanale në një tunel pranë “Times Square”, duke shkaktuar plagosjen e tre personave dhe vetes.

“Kjo është një tentativë për sulm terrorist”, deklaroi për median kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio.

Shpërthimi ndodhi në një orar piku, në 07:20 (12:20 GMt), në një tunel që lidh “Times Square” dhe stacionin e autobusëve “Port Authority”, pranë rrugës 48 dhe rrugës 8.


“Shpërthimi u aktivizua nga një person 27 vjeç, i identifikuar si Akayed Ullah, nga lagja Brooklyn, i cili mbante të ngjitur në trup një pajisje eksplozive rudimentare, që kishte shpërthyer para kohe, theksoi shefi i policisë, James O’Neill.

“I dyshuari u arrestua dhe kishte plagë dhe të djegura në trup, si dhe u shtrua në spital”, shtoi O’Neill.

“Tre presona që ndodheshin aty pranë janë plagosur gjithashtu, ndonëse asnjë prej tyre nuk është në rrezik për vdekje”, sipas zjarrfikësve të Nju Jorkut.

Shumë media njujorkeze kanë njoftuar se ai është me origjinë nga Bangladeshi, nga ku ka ardhur para shtatë viteve.