Sulmi terrorist në New York, arrestohet i dyshuari që sulmoi në emër të ISIS-it

Bota December 11, 2017 - 15:27

Është raportuar sot  për një sulm terrorist në New York, pas një eksplodimi që ndodhi sot afër “Times Square”.

Policia ka arrestuar një person, i cili mbante “bombë tub” me një qantëbateri, i tha një burim gazetës “New York Post”.

Ai ishte lënduar kur bomba shpërtheu, por është gjallë dhe në gjendje stabile. Meqenëse emri i të dyshuarit nuk dihet, ish-përfaqësuesi i departamentit të policisë njujorkeze, Bill Bratton ka thënë që ai është mashkull rreth të njëzetave dhe ndoshta është nga Bangladeshi.

Ai shtoi se i dyshuari ‘thuhet se ishte duke e vendosur pajisjen në emër të ISIS-it dhe që padyshim është sulm terrorist.