Kaos në trafik për shkak të stuhisë së borës

Bota December 09, 2017 - 18:51

Shumë motoçiklistë u plagosën sot në të gjithë Gjermaninë për shkak të stuhive të dëborës që kanë përfshirë të gjithë vendin.

Autostrada A3 pranë Dyseldorfit u bllokua pjesërisht sot pasi një kamion humbi drejtimin dhe bllokoi tri korsi, ndërkohë që nuk pati asnjë të plagosur.

Stuhitë e dëborës dhe shirat e acartë përfshinë Gjermaninë dje në mbrëmje.

Pranë qytetit lindor të Drezdenit një 34-vjeçare humbi drejtimin e makinës së saj duke u përplasur me një pemë dhe duke u plagosur rëndë së bashku me të bijën. Ato u dërguan në spital për plagosje të rënda.

Ndërkohë, sipas policisë, në qytetin perëndimor të Dortmundit ndodhën 33 aksidente me plagosje të rënda dhe të lehta.

Shumë makina bllokuan trafikun në autostradat A1 dhe A45 të Dortmundit duke shkaktuar konfuzion të madh.

Policia ka regjistruar edhe shumë aksidente në shtetin jugperëndimor të Baden-Ëuerttembergut.

Në qytetin e Ëalldorf, një person i plagos rëndë pas përplasjes së një autobusi me një makinë.