Po debatonte me presidentin grek, Erdogan merr një mesazh të rëndësishëm

Bota December 08, 2017 - 13:32

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë takimit të djeshëm të presidentit Rexhep Taip Erdogan, përpara kamerave me homologun e tij grek, ProkopisPavlopulos.

Një mesazh i shkruar nga ministri i Jashtëm turk, është marrë nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan, ndërsa Prokopis Pavlopulos, ishte duke folur për Traktatin e Lozanës dhe cështjen e ndarjes së kufijëve. 

Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu, shkroi diçka në një letër dhe ia la në tavolinë atë Presidentit Erdogan, i cili e mori ngadalë, e hapi dhe e lexoi ndërsa vazhdonte të dëgjonte presidentin e republikës helene.

A ishte kjo letër një mesazh për të refuzuar Pavlopulosin për mosnegocimin e Traktatit të Lozanës, ishte thjesht një moment për ta shpërqendruar, apo ishte thjesht një kujtesë për të thënë diçka që Erdogan mund ta kishte harruar pa thënë deri në ato momente?  /albeu.com/