Bota

Palestina nuk do ta njohë Kosovën

Palestina nuk do ta njohë Kosovën
07 dhjetor 2017 • 17 : 54

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti ambasadorin e shtetit të Palestinës Mohammed Nabhan, i cili ia përcolli përshëndetjet e presidentit Mahmoud Abbas dhe e informoi atë në lidhje me qëndrimin e pandryshueshëm të shtetit të tij që në organizatat ndërkombëtare të votohet kundër anëtarësimit të Kosovës.

Vuçiç i kërkoi ambasadorit Nabhani që Presidenti palestinez t’i përcjell mirënjohjen më të madhe për një qëndrim të tillë të palëkundur (ndaj Kosovës) dhe shprehjen e miqësisë ndaj Serbisë.

Ai gjithashtu falënderoi ambasadorin palestinez për çdo gjë që bën për marrëdhëniet dypalëshe. Presidenti serb theksoi se Serbia vlerëson miqësinë tradicionale dhe se politika e jashtme serbe do ta ketë parasysh që ajo në asnjë kohë të mos injorohet.

Ambasadori Nabhan e informoi presidentin serb në lidhje me reagimin e shtetit palestinez me rastin e vendimeve më të fundit të administratës së SHBA-së për njohjen e Jerusalemit për kryeqytetin e Izraelit. Vuçiç ka shprehur qëndrimin e tij të pandryshuar të Serbisë ndaj popullit mik palestinez, shkruajnë mediet serbe./Zeri

© zëri.info