Reagime - Trump konsiderohet i "papërgjegjshëm"

Bota December 07, 2017 - 10:45

Vendimi i Presidentit të Amerikës, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Israelit ka ngjallur reagime.

Sipas BBC, Arabia Saudite e ka qujtur "të pajustifikuar dhe të papërgjegjshëm" këtë vendim,  ndërsa Franca dhe Britania e Madhe kanë thënë se nuk e mbështesin vendimin, transmeton Zeri.

Ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e quajti atë si "një ditë historike".
"Presidenti amerikan tha të mërkurën se kishte "gjykuar që kjo rrugë veprimi të jetë në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndjekjen e paqes midis Izraelit dhe palestinezëve", shkruan BBC, transmeton Zeri.