Australi: Miratohet legji për martesën e personave të gjinisë së njejtë

Bota December 07, 2017 - 09:13

Parlamenti i Australisë e ka miratuar legjislacionin për lejimin e martesës së personave me gjini të njejtë në gjithë vendin.

Dhoma Përfaqësuese e Australisë sot e miratoi legjislacionin, me të cilin ndryshohet definimi i martesës si bashkimin ndërmjet mashkullit dhe femrës në “bashkim të dy njerëzve”.

Një javë më herët ky legjislacion ka kaluar edhe në Senatin e këtij vendi.

Pas votimit, aktivistët për të drejtat e komunitetit homoseksual kanë festuar para ndërtesës së parlamentit. /REL/