Mogherini: Statusi i Jerusalemit të zgjidhet përmes negociatave

Bota December 06, 2017 - 22:30

Shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka shprehur shqetësimin e saj ndaj vendimit të fundit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Mogherini në një deklarim të saj ndërsa reagon ndaj vendimit të njohjes kryeqytet të Izraelit, Jerusalemin, duke potencuar se duhet të gjendet një rrugë përmes negociatave për zgjidhur statusin e Jerusalemit, njofton Klan Kosova.

“Aspiratat e të dyja palëve duhet të përmbushen dhe një rrugë duhet të gjendet përmes negociatave për të zgjidhur statusin e Jerusalemit si kryeqytetin e ardhshëm të të dy shteteve”, përfundon Shefja e politikës së jashtme e BE-së, Federica Mogherini.