OKB dënon vendimin e Donald Trump për Jerusalemin

Bota December 06, 2017 - 22:26

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres ka kundërshtuar ashpër veprimin e Presidentit Trump për t’i dhënë Izraelit sovranitetin mbi Jerusalemin.

Sipas Guterres, Jerusalemi është një çështje e statusit përfundimtar që duhet të zgjidhet përmes negociatave të drejtpërdrejta mes dy palëve, në bazë të rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit dhe të Asamblesë së Përgjithshme, njofton Klan Kosova.

”Që nga dita e parë si sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, kam folur vazhdimisht kundër çdo mase të njëanshme që do të rrezikonte perspektivën e paqes për izraelitët dhe palestinezët”.

LEXO EDHE: Zbatohet menjëherë urdhri i Trump për zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem

”Jeruzalemi është një çështje e statusit përfundimtar që duhet të zgjidhet përmes negociatave të drejtpërdrejta mes dy partive, në bazë të rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit dhe të Asamblesë së Përgjithshme, duke marrë parasysh shqetësimet legjitime të palestinezëve dhe palëve izraelite”, përfundon deklarata e Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres.