Fillojnë protestat në shumë vende pas vendimit të Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit

Bota December 06, 2017 - 21:52

Lajmi që bëri bujë sonte në gjithë botën është padyshim vendimi I marrë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Madje Trump ka deklaruar se së shpejti do të bartet edhe ambasada amerikane për në Jerusalem.

LEXO EDHE: Franca reagon ndaj vendimit të Trumpit për Jerusalemin

Por këtë gjë e kanë kundërshtuar vendet islamike, duke e dënuar vendimin e Trump-it, transmeton Indeksonline.

Pothuajse të gjithë përfaqësuesit e vendeve myslimane  të Lindjes së Mesme kanë dënuar këtë vendim duke thënë se është i papërgjegjshëm.

Po ashtu tashmë kanë filluar edhe protestat në Ramallah, për të kundërshtuar vendimin e Donald Trump.