Vendimi i Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet, ja çfarë po ndodhë në Turqi

Bota December 06, 2017 - 21:03

Nisin protestat në Turqi pas vendimit të SHBA’së për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit

Një grup prej qytetarëve kanë filluar të mbledhën para ambasadës Amerikane në Stamboll pas vendimit të Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump përmes një konference më herët e ka njohur zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

LEXO EDHE: Trump e bëri atë që tre presidentë amerikanë nuk guxuan, kundërshtarët paralajmërojnë pasoja

Njoftim ky që pritet të shkaktojë trazira në të gjithë Lindjen e Mesme, shkruan Insajderi.

Trump do të udhëzojë Departamentin e Shtetit për të filluar procesin shumëvjeçar të lëvizjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në qytetin e shenjtë.