Bota

Trump e bëri atë që tre presidentë amerikanë nuk guxuan, kundërshtarët paralajmërojnë pasoja

Trump e bëri atë që tre presidentë amerikanë nuk guxuan, kundërshtarët paralajmërojnë pasoja
06 dhjetor 2017 • 20 : 59

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh dhe presidenti palestinez, Mahmoud Abbas janë deklaruar kundër presidentit të SHBA-ve, Donald Trump i cili zyrtarisht ka njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.

“Vendimi i bërë tregon agresion kundër palestinezëve, myslimanëve dhe çdo njeriu të lirë në botë”, ka thënë Haniyeh ndërsa ka paralajmëruar se “askush nuk mund të parashikojë gjërat që do të zhvillohen si pasojë e kësaj çështje jo vetëm në mesin e palestinezëve por në të gjithë rajonin”, transmeton lajmi.net.

Haniyeh ka theksuar se nuk do të ketë shtet të Izraelit në tokën palestineze dhe se Jerusalemi do të jetë kryeqytet i shtetit të Palestinës.

Ai shtoi se vendimi i SHBA-ve përfaqëson fundin zyrtar të bisedimeve për paqe.

LEXO EDHE: Gjermania e Turqia e paralajmëruan Trumpin për Jerusalemin

Përpos kësaj, ka paralajmërime se vendimi i Turqisë mbi Jerusalemin do të ketë pasoja të gjera.

“Shpallja e Jerusalemit kryeqytet është mosrespektim i historisë dhe i së vërtetës. Kjo është mizori, padrejtësi dhe budallallëk, vendime të tilla e shtyjnë botën në zjarr”, ka shkruar në Tëitter zëvendëskryeministri turk, Bekir Bozdag.

Në bazë të planit të OKB-së të vitit 1947 dhënë për ndarjen e Palestinën në tri entitete thuhet: një shtet hebre dhe një shtet arab dhe që Jeruslami të jetë një ‘corpus separatum’ (entitet i veçantë në njësi ekonomike), nën një regjim të veçantë ndërkombëtar.

Plani u pranua nga udhëheqësit sionist, por udhëheqësit arabë e kundërshtuan atë. Pas përfundimit të mandatit britanik në Palestinë, u shpallë shteti i Izraelit në maj të vitit 1948, me Jerusalemin perëndimor si kryeqytet ndërsa Jerusalemi lindor kontrollohej nga Jordania, përcjell lajmi.net.

Izraeli fitoi pjesën lindore të Jerusalemit në Luftën e Gjashtë Ditëve në vitin 1967 dhe më pas e ankesoi atë. Bazuar në ligjin e vitit 1980, Jerusalemi u bë kryeqytet i ‘përjetshëm dhe i pandashëm’ i Izraelit.

Megjithatë, autoritetet palestineze kanë për qëllim të deklarojnë Jerusalemin lindor kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm, Palestinës të pavarur që do të përfshinte Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Në vitin 1995, Kongresi Amerikan miratoi ‘Aktin për Ambasadën e Jerusalemit’ duke i bërë thirrje qeverisë së saj të lëviz ambasadën në Jerusalem. Ligji është i detyrueshëm, por eksiton një klauzolë që u lejon presidentëve të SHBA-ve të shtyjnë aplikimin për një vit e gjysme.

Bill Clinton, George Bush dhe Barak Obama e shtynë vendimin e rivendosjes çdo gjashtë muaj në mënyrë sistematike.

© zëri.info