Komplot për të vrarë kryeministren britanike Theresa May

Bota December 06, 2017 - 10:46

Shërbimet britanike të sigurisë besojnë se kanë penguar një veprim në të cilin kryeministrja britanike Theresa May do të vritej në zyrën e saj në Londër në Downing Street, shkruan Independent, transmeton zeri.info

Dy burra u arrestuan me dyshimin për komplot për të vrarë kryeministren britanike duke përdorur një bombë në një qese për të hedhur në erë derën e zyrës në Downing Street dhe pastaj të sulmonin kryeministren me thika.

Të dyshuarit u arrestuan gjatë bastisjeve të fundjavës në Birmingam dhe Londër dhe u akuzuan për terrorizëm, dhe sot ata duhet të paraqiten në gjykatë. Shefi i Sigurisë së MI5, Andrew Parker, paraqiti dje para ministrave detajet e këtij sulmi terrorist dhe shtoi se shërbimet parandaluan edhe nëntë sulme tjera në Britani të Madhe vitin e kaluar.

Policia e Londrës ka raportuar se 20-vjeçari Zakariyah Rahman nga Londra dhe 21-vjeçari Mohammed Aqib Imran nga Birminghami janë akuzuar për planifikimin e një sulmi terrorist./Zeri