Trump mohon të ketë pasur marrëveshje me Rusinë gjatë fushatës

Bota December 02, 2017 - 17:56

Presidenti i SHBA, Donald Trump, përsëriti sot se nuk kishte asnjë marrëveshje mes ekipit të tij gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe Rusisë.

“Nuk kishte asnjë marrëveshje,” u tha Trump gazetarëve, të cilët e pyetën për vendimin e ish-këshilltarit të sigurimit kombëtar Mike Flin, i cili u deklarua fajtor për një deklaratë të rremë të premten në gjykatë.

Flin të premten u deklarua fajtor se ai kishte dhënë një deklaratë të rreme për agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) rreth bisedës së tij me ambasadorin rus në dhjetor të vitit të kaluar.

Ai në kuadër të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, tha se një anëtar i lartë i ekipit të Trump i kishte thënë për të kontaktuar zyrtarët rusë në dhjetor 2016, në periudhën ndërmjet zgjedhjeve dhe inaugurimit.

Flin është i akuzuari i katërt në hetimin e këshilltarit të posaçëm të Robert Mullerit mbi përfshirjen ruse në zgjedhjet e SHBA më 2016.