Gjermani, Merkel bisedime me Schulz për Qeverinë e re

Bota November 24, 2017 - 20:02

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe ish-partnerët e saj të koalicionit, Social-Demokratët e Qendrës, do të zhvillojnë bisedime në përpjekje për t’i dhënë fund krizës politike.

Social-Demokratët e kanë zbutur qëndrimin dhe kanë thënë se janë të gatshëm për bisedime. Lideri i tyre, Martin Schulz, i cili ka refuzuar të ripërtërijë koalicionin me konservatorët e Merkelit, ka qenë nën presion nga aleatët e partisë për të ndryshuar qëndrimin.

Merkel ka dështuar këtë javë të formojë koalicionin me Demokratët e Lirë dhe Të Gjelbrit. Presidenti gjerman, Frank Walter Sueinmeier, tha se do t’i udhëheq bisedimet midis Merkelit dhe Social-Demokratëve javën e ardhshme. Merkel më herët ka deklaruar se favorizon zgjedhjet e reja.