Sulm terrorist në Londër, ka të vdekur dhe të lënduar rëndë

Bota November 24, 2017 - 18:20

Në një urë në afërsi të godinës së Parlamentit Britanik në Londër kanë ndodhur dy akte që po konsisderohen si sulme terroriste. Një person me makinën e tij ka vozitur, sipas të gjitha gjasave në mënyrë të qëllimshme, në një turmë kalimtarësh. Nga kjo goditje kanë mbetur të lënduar disa persona, një numër prej të cilëve, rëndë, njoftojnë mediat britanike.

Agjencia e Lajmeve PA duke iu referuar një mjekeje të spitalit ka bërë me dije se një grua ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.

Sipas autoriteteve të Londrës policët kanë kapur një person me thikë. Ai, para ndërtesës së Parlamentit Britanik ka sulmuar me thikë një polic. Sulmuesi është ndaluar me të shtëna nga policët, ka njoftuar deputeti David Lidington.

Mbetet ende e paqartë nëse të dy sulmet janë realizuar nga i njëjti person ose jo. Policia ndërkaq  njofton se aktualisht të dyja rastet është duke i konsideruar si akte terroriste.