'Babagjyshi' kapet në Holandë

Bota November 24, 2017 - 09:47

Interpol Haga ka bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë të Fatmir Pjetrit, 31-vjeçari nga Puka, i dyshuar si anëtar i bandës së “Babagjyshëve”.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me Vendim Nr.559, datë 19.12.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me armë”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi I strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Shtetit./Top Channel/.