Lot dhe dhimbje, familjarët njoftohen për vdekjen e ekuipazhit të nëndetëses

Bota November 24, 2017 - 09:08

Kërkimet për nëndetësen argjentinase, të zhdukur në ujërat e Atlantikut Jugor, po vijojnë ende, por shpresat për të gjetur të mbijetuar janë shuar tashmë.

Autoritetet e Marinës Argjentinase kanë telefonuar familjarët e ekuipazhit të nëndetëses, për t’i njoftuar mbi vdekjen e këtyre të fundit, me shumë mundësi gjatë një shpërthimi të ndodhur para 6 ditësh.

Zyrtarisht Marina refuzon të pranojë vdekjen, por ata kanë telefonuar personalisht të gjithë familjarët e anëtarëve të ekuipazhit për t’u dhënë lajmin e kobshëm.

Mendohet se nëndetësja argjentinase ka pësuar një shpërthim në thellësinë 600-3000 metra dhe kjo ka shkaktuar pasojat tragjike për stafin e saj./tch/

Image