Nëndetësja argjentinase mund të ketë shpërthyer

Bota November 23, 2017 - 22:38

Organizata e Traktatit të Ndalimit të Testeve Bërthamore Gjithëpërfshirëse (CTBTO), me bazë në Vjenë, regjistroi një moment të pazakontë, të shkurtër, të fuqishëm dhe jo bërthamor që përkon me një shpërthim në 15 nëntor, kur nëndetësja u zhduk.

“Ky informacion përputhej me atë të një instituti amerikan, i cili regjistroi gjithashtu një anomali hidro-akustike, pranë vendit që nëndetësja humbi komunikimin me marinën rreth tre orë më parë”, njoftoi zëdhënësi i marinës, Enrique Balbi.

Sipas këtyre të dhënave ngjarja ka ndodhur në Gjirin e San Jorge, 1300 kilometra në jug të Buenos Aires.

Balbi theksoi gjithashtu se “marina nuk ka informacione për këtë ngjarje, por përjashtoi mundësinë e një sulmi”.

Deri tani marina ka shmangur lidhjen e një problemi mekanik me zhdukjen e ARA San Juan.