Britanikët përballen me dimrin më të ftohtë!

Bota November 19, 2017 - 08:01

Britanikët janë paralajmëruar që të përgatiten për dimrin 2017, pasi ky llogaritet të jetë më i ftohti në 27 vjetët e fundit, transmeton Klan Kosova.

Kështu ka bërë të ditur David King, 78 vjeçar, i cili ka pohuar se Britania e Madhe do të goditet nga stuhi shkatërruese e ngjashme me atë të vitit 1991, kur dhe miliona njerëz mbetën pa energji dhe ujë për ditë me radhë.

Kjo pasi bora që ra kishte sasi prej katër metrash.