Një cunami monstruoz mund të shkatërrojë Australinë dhe të vrasë miliona njerëz

Bota November 18, 2017 - 12:13

Një cunami monstruoz mund të shkatërrojë bregun lindor të Australisë dhe të vrasë miliona njerëz brenda pak orësh, kanë paralajmëruar ekspertë.

Ata njoftojnë se një valë gjigante baticash mund të gëlltisë bregun ku banojnë 6.5 milion njerëz, brenda viteve të ardhshëm

‘ThinkHazard’, një mjet online përdoret për të shqyrtuar ndikimin e fatkeqësive, njofton se shanset që një cunami të godasë kontinentin  janë të larta.

Zonat në rrezik përfshinë Sidney, Bregun e Artë dhe Brisbane

Niveli i detit pranë këtyre zonave pritet t rritet për shkak të ndryshimeve klimatike.
 Në Sidney, rreziku i një cunami klasifikohet si i lartë, por fatkeqësitë e tjera si tërmtet apo vullkanet janë të rralla.

‘ThinkHazard’ tha se planifikuesit e zhvillimit urban duhet të flasin me ekspertë të kualifikuar për të përcaktuar rrezikun e cunamit për çdo projekt të mundshëm.

Ata gjithashtu duhet të marrin në konsideratë sistemet e paralajmërimit të hershme dhe kërkesat për një evakuim të suksesshëm, dhe barrierat fizike, veçanërisht nëse ndërtesat është infrastrukturë kritike.

Në Queensland, kërcënimi i përmbytjeve, cikloneve, nxehtësisë ekstreme dhe zjarreve gjithashtu konsiderohet i lartë.

Image

Image