Pas Greqisë moti i keq arrin në këtë shtet, shënohet viktima e parë

Bota November 16, 2017 - 13:00

Pas Greqisë, moti i keq shkakton viktimat e para edhe në Itali. Bëhet fjalë për një 27-vjeçar që humbi jetën gjatë një aksidenti rrugor, nga shikueshmëria e ulët për shkak të reshjeve të dendura.

Më i godituri është rajoni i Abrucos. Përmbytjet atje kanë bllokuar rrugë e kanë shkaktuar rrëshqitje toke. Reshjet e dendura po spostohen edhe drejt jugut.

Ndërkohë në Greqi, nga përmbytjet e orëve të fundit numërohen 16 viktima, 27 të plagosur e disa të zhdukur