Ushtria ruse sulmon bazat e militantëve ekstremistë në Siri

Bota November 15, 2017 - 19:19

Sipas ushtrisë ruse, gjashtë fluturake bombarduese ruse, kanë sulmuar pikat e Isnë Siri, në qytetin Kamal, në provincën Deir al- Zor.

Pikat e sulmuara përfshijnë depot me furnizim, militantët dhe pajisje të armatosura, lokacione të identifikuara nga satelitët dhe dronët, thuhet në njoftimin e ministrisë së mbrojtjes ruse.

Ky veprim është ndërmarrë vetëm një ditë pasi Rusia kishte akuzuar Shtetet e Bashkuara, kinse po lufton terrorizmin.

Sipas ministrisë, forcat ajërore ushtarake të SHBA-së, ka tentuar të pengojë sulmet ruse në militantë rreth Albu Kamalit.

Koloneli, Ryan Dillon, zëdhënës i koalicionit të SHBA-së, që po luftojnë IS-in, ka thënë se këto janë vetëm “gënjeshtrat e fundit” nga ministria e mbrojtjes ruse./REL/