Britaniku që kërkonte gjuetar të kokave, zhduket në xhungël

Bota November 15, 2017 - 17:41

Familja e hulumtuesit britanik Benedokt Alen ka frikë për jetën e tij, pasi është zhdukur në xhungël, në Papua Guinea e Re, ku për nevojat e filmit dokumentar të BBC po kërkonte pas fisit të zhdukur Jaifo, pjesëtarët e të cilit janë të njohur si gjuetar të kokave të njerëzve, shkruan Daily Telegraph.

Gazeta shkruan se 57-vjeçari Alen është dashur të dielën të kthehet në kryeqytetin Port Moresbi, për të kapur fluturimin për Hong Kong, pasi që dje është dashur të mbajë ligjërata në Shoqërinë mbretërore britanike për gjeografi.