Papa e jep Lamborghini-n për bamirësi

Bota November 15, 2017 - 14:33

Një model luksoz Lamborghini Huracan iu dhurua Papa Françeskut këtë mëngjes, para audiencës së përgjithshme, nga kreu i shtëpisë së automobilave të mirënjohur të Sant'Agata Bolognese. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit të Selisë së Shenjtë.

Makina do të nxirret në ankand nga Sotheby’s dhe të ardhurat do t’i dorëzohen drejtpërdrejt Papës, i cili vendosi t’i dhurojë ato për bamirësi për organizatat bamirëse katolike për të bërë të mundur kthimin e të shpërngulurve të krishterë në Irak, për të ndihmuar viktimat e trafikimit seksual në Itali si edhe për dy organizata bamirëse italiane që operojnë në Afrikë.

“’Lamborghini Huracán’, që ka një shpejtësi maksimale prej më shumë se 300 kilometrash në orë dhe një çmim fillestar prej 185 000 eurosh (219 000 dollarë), do të dalë në ankand për bamirësi”, sipas një njoftimi nga Vatikani.