Refugjatët në Athinë i japin fund grevës së urisë

Bota November 15, 2017 - 11:33

Refugjatët në kryeqytetin grek Athinë, përfunduan protestën e tyre duke i dhënë fund grevës së urisë, të cilët duan të bashkohen me familjet e tyre në Evropë, raporton Anadolu Agency.

Refugjatët dhe vullnetarët që dhanë mbështetje ndaj tyre në një konferencë për media duke vënë në dukje se shqetësimet për kushtet e motit, situatën shëndetësore të tyre dhe të fëmijëve njoftuan se kanë përfunduar grevën e tyre të urisë.

Teksa ka përfunduar greva e urisë e cila nisi në sheshin "Sintagma" në kryeqytetin grek Athinë ku ndodhet edhe Parlamenti, refugjatët kanë vënë në dukje se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre.