Grusht shteti në Zimbabve?

Bota November 15, 2017 - 10:28

Ushtria e Zimbabve-së ka marrë kontrollin e televizionit ndërkombëtar dhe ka lexuar një deklaratë të drejtpërdrejtë ku njoftonte se ka ndërmarrë veprime për të ndaluar "politikanët e korruptuar dhe të lidhur me kriminelët".

Ushtria pretendoi se kjo nuk ishte "një marrje ushtarake e qeverisë" dhe se presidenti Robert Mugabe ishte i sigurt, por megjithatë ende nuk dihet fati i tij.

Armë zjarri dhe artileri të rënda u dëgjuan në rrethinat veriore të kryeqytetit të Harares, mëngjesin e të mërkurës. I dërguari i Zimbabve në Afrikën e Jugut, Isaac Moyo, hodhi poshtë akuzat për një grusht shteti, duke thënë se qeveria ishte "e paprekur". Deklarata e lexuar nga gjenerali Gen Sibusiso Moyo erdhi disa orë pasi ushtarët zbarkuan në selinë e televizionit të ZBC-së.

"Dëshirojmë ta sigurojmë popullin se presidenti ... dhe familja e tij janë të sigurta dhe shëndoshë e mirë”, deklaroi ai. "Ne po i drejtohemi vetëm kriminelëve që po shkaktojnë vuajtje sociale dhe ekonomike në vend. Sapo të kemi përmbushur misionin tonë, ne presim që situata të kthehet në normalitet", theksoi ushtria.