Paralajmërohet stuhi e fuqishme në këtë vend

Bota November 14, 2017 - 14:32

Një portal në BeH raporton se Sarajeva mbrëmë ka lëshuar alarmin  e verdhë të motit si në kryeqytet, po ashtu edhe në një pjesë të madhe të BeH.

Kjo si pasojë e reshjeve të mëdha të borës, të cilat siç raportohet, priten të rriten edhe më shumë në ditët në vijim.  Niveli i borës së rënë është parashikuar të shkojë nga 5 deri në 15 centimetra.

Edhe Kroacia është raportuar të ketë mbyllur autostradën A1 shkaku i stuhisë së fuqishme të borës që ka kapluar këtë vend.

Portali “Klix” ka raportuar se është ndaluar trafiku i kamionëve dhe  veturave që përdorin rimorkio. Në Mal të Zi, thuhet se është rritur niveli i lumenjve deri disa herë mbi normalen.