Trump e urdhëron presidentin filipinas të këndojë!

Bota November 13, 2017 - 13:05

Presidenti Rodrigo Duterte këndoi një këngë dashurie filipinase gjatë një darke zyrtare në Manila për liderët botërorë të pranishëm dhe më vonë shpjegoi se këndoi nën urdhrat e Donald Trump.

Presidenti amerikan dhe Duterte ishin mes 19 liderëve të pranishëm në një gala në Manila në vigjilje të samitit të vendeve aziatike.

Në një moment të mbrëmjes, Duterte mori mikrofonin dhe këndoi këngën “Ti”. Një prej vargjeve të këngës thotë: Ti je drita e botës, gjysma e zemrës sime.

Pas këngës, Duterte sqaroi se e bëri këtë pasi u urdhërua nga komandanti i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.