Ushtria e Evropës: BE-ja sot nënshkruan paktin e mbrojtjes

Bota November 13, 2017 - 11:50

Franca, Gjermania dhe 20 anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian do të nënshkruajnë sot një pakt të mbrojtjes në Bruksel, duke shpresuar që të sinjalizojnë fillimin e një epoke të re të integrimit ushtarak në Evropë.

Vendet anëtare të BE-së shpresojnë se pakti mbrojtës do të pakësojë varësinë e Europës nga Shtetet e Bashkuara dhe do t'i japë Bashkimit një rol më koherent në përballimin e krizave ndërkombëtare.

"Asnjëher nuk kemi shkuar kaq larg. Jemi në një situatë të re", tha një zyrtar i lartë i BE-së, raporton Reuters, transmeton zeri.info

Kjo është përpjekja e parë për të krijuar një pakt të mbrojtjes të BE që nga vitet 1950 dhe pritet të nënshkruhet nga ministrat e jashtëm dhe ministrat e mbrojtjes të BE-së.

Një marrëveshje të tillë e ka bllokuar për një kohë të gjatë Britania e Madhe, e cila ishte kundër krijimit të një ushtrie të BE-së, por francezët dhe gjermanët e ringjallën këtë ide pas vendimit britanik për t'u larguar nga BE-ja./Zeri